Flash News

KRYESORE

Pas Ramës edhe Bashkim Fino sulmon Top Channel

Deputeti i PS-së, njëherësh kandidat për kreun e FSHF-së Bashkim Fino ka reaguar pas një kronike të publikuar në Top Channel. Në reagimin e tij, Fino thotë se në lajmet e "TOP CHANNEL" është deformuar deklarata e zv.presidentit të UEFA-s, zotit Surkis.

“Kam vënë re disa tendenca të mediave të ndryshme për të bërë rolin e tifozit në zgjedhjet për president të FSHF. Por, asnjëherë nuk kam dashur që të cënohet vërtetësia e lajmeve. Fatkeqësisht, në lajmet e "TOP CHANNEL" është deformuar deklarata e zv.presidentit të UEFA-s, zotit Surkis. Në radhë të parë përshëndetes qëndrimin e paanshëm dhe korrekt të UEFA-s. Në deklaratën e tij, zoti Surkis nuk e ka përmendur në asnjë moment fjalën politikë. Me dëshirën për të politizuar fushatën, kronika e "Top Channel" citon sikur ta ketë thënë zoti Surkis fjalën "politikë". Keqardhje për mungesën e profesionalizmit”, shkruan Fino.

Të fundit