Flash News

KRYESORE

Pas Ramës, kreu i OSBE/ODIHR, Peter Taylor, takoi sot edhe Bashën

Pas Ramës, kreu i OSBE/ODIHR, Peter Taylor, takoi sot edhe Bashën

Kur ka kalaur mëse një javë nga mbarimi i zgjedhjeve pralamentare, kreu i misionit të OSBE/ODIHR, Peter Taylor, ka takuar sot paradite kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  Takimi ka nisur në orën 11:30 në Selinë Blu, ndërsa mësohet se po diskutohet për procesin zgjedhor si dhe parregullsitë e evidentuara. Z. Basha, me cilësinë e ish-kretarit të PD-së në zgjedhjet e fundit, po diskuton me z. Taylor, të gjitha pretendimet e tij në lidhje me parregullsitë dhe vjedhjen e blerjen e votës në 25 qershor. Ky takim vjen vetëm pak ditë pas takimit të z. Taylor pati me kryeministrin Rama, ku diskutuan mbi procesin zgjedhor, hapat mbi të ardhmen dhe reformën zgjedhore.

Nga ana tjetër z. Basha, tashmë kandidat për kreun e ri të PD-së, gjendet në zyrë, në Selinë Blu, sikurse rivali i tij, Selami, për të hartuar programin dhe axhendën e takimeve me zgjedhësit demokratë në çdo degë në rreth.

Të fundit