Flash News

KRYESORE

Pas refuzimit nga 5 Presidentë, Ilir Meta i jep nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Pas refuzimit nga 5 Presidentë, Ilir Meta i jep

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë nënshtëtësinë shqiptare Kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

“Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjeve, jam shumë i lumtur t’ Ju bëj me dije se kam marrë vendimin, edhe në vijim të vullnetit Tuaj “…për të vërtetuar lidhjen e pandashme me vendin që doni sinqerisht dhe i shërbeni me vetësakrifikim…”, t’Ju jap shtetësinë shqiptare, nëpërmjet Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 10700, të datës 22 dhjetor 2017”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë që në fakt, nënshtetësia shqiptare i është refuzuar 5 herë kryepeshkopit grek Janullatos nga presidentët e mëparshëm.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka ardhur në vendin tonë më 3 qershor 1991, kur President ishte Ramiz Alia, i cili ka pranuar letrat e tij kredenciale. Por, caktimi i një kleriku për të rimëkëmbur Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka ngjallur reagime, për shkak se Janullatosi nuk ishte shqiptar.

Pas rrëzimit të diktaturës, Janullatosi ka bërë kërkesën e tij të parë për të marrë shtetësinë shqiptare që në viti 1992, kur President ishte Sali Berisha. Kërkesa është dorëzuar dhe kur president ishte Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi e Bujar Nishani, por ata ndoqën praktikat e paraardhësve, deri ditën e djeshme, kur Presidenti Meta id ha nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janulatos.

"Shprer bindjen time se ky veprim, jo vetëm përmbush një detyrim institucional, por është edhe shprehje e mirënjohjes ndaj Jush dhe aktivitetit e përkushtimit Tuaj shpirtëror në Shqipëri, Ju uroj sërish Juve, besimtarëve ortodoksë, të krishterë e të gjithë shqiptarëve, të kalojnë Krishtlindje të bukura, të gëzuara dhe të lumtura dhe lutjet e kësaj ditë të shenjtë të sjellin më shumë paqe, dashuri, harmoni e mirëkuptim jo vetëm mes nesh, por edhe mes të gjithë kombeve të botës", shprehet ndër të tjera Meta në letrën dërguar Fortlumturisë së Tij.

 

 

Të fundit