Pas replikave me Tahirin, Rama shkarkon zv/ministrin e Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zv/ministrin e Brendshëm, Ilir Marko.

Mësohet se shkarkimi i Markos është bërë pas replikave me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Shkarkimi është bërë për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare dhe për shkelje të normave më elementare të komunikimit” thuhet në njoftim.

Vetëm pak orë më parë Marko publikoi mesazhin personal që i kishte dërguar Tahirit ku shkruante se nuk e ka përgjuar dhe zbulonte se shkarkimi i tij ka arrdhur me ultimatum nga ndërkombëtarët, për shkak të trafikut të drogës.