Flash News
Aksident i rëndë pranë TEG-ut, një betoniere bie nga mbikalimi në autostradë
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Humbi kontaktet me familjen/ Ambasada braziliane zbulon rastin e prostitucionit në Shqipëri
Pas resortit në Dhërmi me sekser Gaz Pajën, Bashkia e Tiranës i jep për ndërtim kompanisë Startek pronat e saj në Rrugën e Kavajës
Në mbledhjen e radhës, bashkia e Tiranës është parashikuar që të miratojë një marrëveshje me kompaninë Startek.
Sipas kësaj marrëveshjeje, kompania në fjalë fiton të drejtën që të ndërtojë në disa zona të Bashkisë në Rrugën e Kavajës.
Sipas revistës Monitor, bëhet fjalë për zonën kadastrale 8250, ndërsa në këmbim, Bashkia e Tiranës, si pronare, do të marrë 40% të sipërfaqes, që do ta përdorë për nevojat e veta.
“Bashkia Tiranë, në përmbushje të interesit publik, me qëllimin ushtrimin e detyrave të saj në fushën e zhvillimit dhe planifikimit të territorit konsideron të domosdoshme përfshirjen e parcelave në pronësi publike, në pronësi të Bashkisë Tiranë, në zhvillim, së bashku me parcelat kufitare”, thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin.
Po sias relacionit, Kodi Civil dhe Ligji i qeverisjes vendore i miratuar në 2015, i japin mundësinë Bashkisë, që si pronare e parcelave të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke pasur parasysh interesin publik dhe rritjen e vlerës së pronës sipas dobisë publike.
Bashkia zotëron në zonën kadastrale 8250 tre pasuri, me një sipërfaqe totale prej 1364 metra katror. Kompania, nga ana e saj ka lidhur në kufi me këto zona, një kontratë sipërmarrjeje me pronarët e tokës prej 862 m2, për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimesh.
Në relacion thuhet se zona ka një pozicion mjaft të favorshëm në qytetin e Tiranës. Ajo aksesohet nga dy rrugë të rëndësishme “Muhamet Gjollesha” dhe Bulevardi Gjergj Fishta. Në tërësi godina do të ketë destinacion miks, banim dhe njësi tregtare dhe një kat parkim nëntokë.
Bashkia thotë se do ta përdorë pjesën e konsiderueshme prej 40% që do të marrë nga ndërtimet për nevojat e saj si kopshte, çerdhe, ose ambiente për strehim social.
Kompania Startek është krijuar në vitin 2012, sipas QKB dhe në vitin 2017 deklaroi të ardhura totale prej 1.7 milionë eurosh.
Bashkia si pronare
Në bazë të një vendimi të miratuar në fillim të këtij viti, “Për përcaktimin e procedurës dhe negocimin me zhvilluesit privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet marrëveshjeje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”, Bashkia e Tiranës mund t’i japë pronat e saj për zhvillim bizneseve private, sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat. Nëpërmjet këtij modeli të zhvillimit të pronave të saj, bashkia thotë se synon që të përfitojë sipërfaqe ndërtimore, për programe sociale dhe ambiente për nevojat e saj.
Startek me resort turistik edhe në Dhërmi, sekser aktori Gazmend Paja
Emri i kompanisë Startek nuk është i panjohur. Politiko ka risjellë me një tjetër artikull të mëparshëm kontratat e lidhura ndërmjet pronarëve dhe subjektit propozues së projektit “Kompleks Turistik Dhërmi”, mes tyre edhe Gaz Paja.
Kujtojmë se, pas miratimit të ligjit “projektet për fshatrat turistike zunë radhë të parët për të përfituar statusin”, Komiteti i Investimeve Strategjike që e jep këtë status mori në shqyrtim 8 projekte, ka miratuar 3 prej tyre dhe ka refuzuar 2; të tjerëve u është kërkuar të plotësojnë ‘dokumentacion shtesë’.
Në këtë listë hyri edhe firma ‘Startek’. Po pse u refuzua Startek, apo pse është lënë për një moment të dytë?
Sipas dokumentit të siguruar nga Politiko.al “projekti ishte ende i pamaturuar’. “Subjekti propozues duhet të plotësonte dosjen e projektit me dokumentacion mbi identifikimin e qartë të zonës së synuar për zhvillim në ZK Nr. 1481 dhe me kontratat e lidhura ndërmjet pronarëve dhe subjektit propozues së projektit “Kompleks Turistik Dhërmi”. Gjithashtu, projekti duhet të ishte në përputhje me termat teknikë të Planin e Përgjithshëm Vendor Bashkia Himarë.
Hyn në skenë aktori Gazmend Paja
Dy muaj pas VKM me firmën e zv/Kryeministres që kërkon ‘shtesa’, më 26 janar 2018, në zyrën e noteres publike Mimoza Sadushaj në Tiranë janë paraqitur dy palë kontraktuese për tokën ku do të ngrihet resorti apo ‘investimi strategjik’. Bëhet fjalë për 9 mijë metra katrorë që gjenden në vendin e quajtur Skrama në fshatin Dhërmi, pjesë e Bashkisë Himarë në Qarkun e Vlorës. Pala shitëse i përket familjes Mimani, e cila zotëron titullin e truallit, sipas një vendimi të vitit 2013. Blerësit janë Lulëzim Mehmeti, Enri Laku, Endrit Beqiraj dhe Gazmend Paja. Ky i fundit është aktori i ‘Portokallisë’.
Elementi i ri i dosjes së ‘Startek’ në rrugën për të përfituar statusin e ‘investuesit strategjik’, është një kontratë e re shitblerjeje prone dhe një emër i ri në të: ai i aktorit Gazmend Paja, i njohur në botën e humorit, por jo të ndërtimit apo investimeve.
Emri i tij shfaqet në kontratën e dytë të shiblerjes së tokës në Dhërmi, si pjesë e plotësimit të dokumentacionit shtesë, vendosur si kusht nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Projekti i resortit në Dhërmi parashikohet të jetë një investim prej 50-70 milion euro, që do të thotë, nëse të katër blerësit e pronës do ta investonin me pjesë të barabarta, kontributi financiar i secilit do duhej të ishte rreth 15 milionë euro.
A i ka kapacitetet e tilla financiare një aktor në Shqipëri? Duke ditur statusin ekonomikisht të paprivilegjuar të artistëve, përfshirë edhe të aktorëve të paguar mirë të Portokallisë, -shto këtu edhe koncertet e tyre në Diasporë-, përgjigjia do të ishte ‘Jo’. Këtë e thotë edhe vetë i ati, gjithashtu aktor, i Gazmend Pajës, Luftari i cili ankohet për ilaçet e shtrenjta:
Cili është roli i Gazmend Pajës në investimin e fshatit turistik në Dhërmi?
Burime të Politiko, thonë se Paja, duke shfrytëzuar lidhjet politike, ka marrë përsipër që t’i japë investimit në fjalë statusin ‘strategjik’. Ai është ndërmjetësi mes investitorit të resortit dhe ‘njerëzve në qeveri’ që kanë në dorë firmën për dhënien e këtij statusi. Këtë e shpjegon prania në kontratën e shitblerjes së emrit të aktorit, vetëm dy muaj pasi Komiteti i Investimeve Strategjike e ka shtyrë dosjen e ‘Startek’ si ‘të paplotë’.
Kjo shpjegon gjithashtu aktivitetin e shtuar publik-politik të Gazmend Pajës gjatë muajve të fundit, dalja hapur e tij në krah të kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama, në vendimin për të shembur Teatrin Kombëtar dhe ngritjen në vend të tij, nga firma ‘Fusha’, të një kompleksi tregtar ku do të jetë edhe teatri i ri.
Pse është i rëndësishëm statusi ‘strategjik’
Marrja e statusit të investimit strategjik ka një rëndësi jetike për firmat që e kërkojnë, sepse e përjashton investitorin nga taksimi për 10 vitet e para të punës, duke i dhënë një dorë të fortë për rikuperimin e investimit.
Të fundit
Kaos në Buenos Aires pas humbjes së Argjentinës, tifozët përplasen me policinë
22 July 2026, 22:45
Seanca e fundit plenare, nesër protesta zhvendoset që në mëngjes para Kuvendit
22 July 2026, 22:20
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit mbyllin ditën e 53-të të revoltës
22 July 2026, 22:01
Hipokrizia e Edi Ramës me turizmin
22 July 2026, 21:38
Qytetari në protestë: Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë, kërkojmë ndryshim
22 July 2026, 20:48
Protesta hyn në javën e tetë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
22 July 2026, 19:41
Tragjedia pranë TEG-ut, humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere
22 July 2026, 19:14
A ka ndikuar riinvestimi i fitimeve tek "Kryengritja e lavdishme" e lekut?
22 July 2026, 18:40
Aksident i rëndë pranë TEG-ut, një betoniere bie nga mbikalimi në autostradë
22 July 2026, 16:43
Copa xhami në aperitivin italian “Pizzolato Spritz”, ndalohet konsumimi
22 July 2026, 16:12
Himarë/ Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të stuhisë, shpëtohet një familje
22 July 2026, 15:49
Real Madrid hidhet në sulm për Rodrin
22 July 2026, 15:35
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
22 July 2026, 15:25
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së
22 July 2026, 14:58
Guardiola në bisedime për stolin e Italisë
22 July 2026, 14:34
Pas Vettingut, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në një post të lartë
22 July 2026, 14:18
Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
22 July 2026, 13:41
Depresioni i verës: Pse disa njerëz ndihen më keq në muajt e nxehtë?
22 July 2026, 13:31
Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese në Sarandë
22 July 2026, 13:20
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
22 July 2026, 13:13
Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës
22 July 2026, 13:02
Hegseth: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 37.5 miliardë dollarë
22 July 2026, 12:10
Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i gjendet telefon në qeli
22 July 2026, 11:40
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
22 July 2026, 11:26
Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
22 July 2026, 10:56
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
22 July 2026, 10:56
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari
22 July 2026, 10:41
Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni
22 July 2026, 10:24
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
22 July 2026, 10:00
Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
22 July 2026, 09:50
Si ndikojnë kondicionerët në shëndet?
22 July 2026, 09:38
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
22 July 2026, 09:19
Zjarr në landfillin e mbetjeve, tymi toksik pushton Fushë-Krujën
22 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10

