Flash News

KRYESORE

Pas rezolutës në OKB, ky është shteti i parë që vendos ambasadën në Jeruzalem

Pas rezolutës në OKB, ky është shteti i parë që

Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, paralajmëroi se ky vend do të zhvendosë ambasadën në Izrael nga Tel Avivi në Kuds.

Morales përmes telefonit bisedoi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. “Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që kemi që nga koha kur Guatemala mbështeti themelimin e shtetit të Izraelit. Tema kryesore ishte kthimi i ambasadës sonë në Jerusalem. Dhashë urdhër që Qeveria të fillojë koordinimin e nevojshëm për ta bërë këtë”, deklaroi Morales në ‘Facebook’, raporton ‘AA’. Morales nuk saktësoi se kur mund të zhvendoset ambasada e Guatemalës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor e njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të enjten me 128 vota pro dhe nëntë kundër votoi rezolutën me të cilën i bën thirrje SHBA-ve që të tërheq njohjen e kontestueshme. Guatemala ishte një nga nëntë vendet që votuan kundër rezolutës.

Të fundit