Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Pas rrëmujës së djeshme, vendoset kordon sanitar në tregun e Kombinatit: Blerja me autorizim
Ditën e djeshme, në tregun e Kombinatin pati një grumbullim të madh njerëzish që prisnin për të blere fruta e perime. Shumica prej tyre nuk respektuan distancën e sigurisë për shkak të masave prej koronavirusit ndaj edhe qeveria dje reagoi duke thënë se do të merren masa.
Ndërkohë, sort në mëngjes autoritetet bashkiake kanë vendosur perimetrin dhe nga nesër nuk do të mund të kalojë më shumë se një person.
Gjithashtu në tregun e Kombinatit nuk do të kalojë askush për të blerë nëse nuk ka autorizim. Në mbrëmje siç bëjnë me dije mediat televizive, do të bëhet dezinfektimi total.
Policia dhe ushtria do të vendosen nesër pranë tregut për të kontrolluar situatën. Qytetarët që do të kapen pa një autorizim, do të ndëshkohen me gjoba.