Flash News

KRYESORE

Pas Rrugës së Kombit, cila është autostrada e radhës që do të bëhet me pagesë  

Pas Rrugës së Kombit, cila është autostrada e radhës

Pak ditë pas nisjes së tarifimit të Rrugës së Kombit nga 5-22 euro në varësi të automjeteve, duket së së shpejti do t’i vijë radha edhe një tjetër autostrade.

Sipas kryeministrit Edi Rama, i cili doli këtë të dielë në një komunikim me gazetarët, pas protestës së dhunshme nga banorët e Kukësit, të cilët u ngritën kundër taksës. Rama theksoi se së shpejti me pagesë do të bëhet edhe rruga Kashar-Rrogozhinë

 “Kemi të bëjmë me përfshirjen në kompleks edhe të rrugës Tiranë-Durrës për të bërë një ndërtim të plotë sepse rruga për në Durrës nuk është rrugë, është katastrofë. Ka qenë një autostradë në sytë tanë në atë kohë kur u bë, sot është një hata, një rrugë kur kalon kthesën për në Rinas është bërë korridor mes bizneseve. Presim një projekt konkret për këtë aks”, u shpreh Rama, i cili sqaroi më herët për Rrugën e Kombit se banorët do të kalojnë me një abone dhe një çmim më të reduktuar, ndërsa nuk e diskutoi aspak mundësinë e uljes së çmimit prej 5 euro.  

Të fundit