Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Pas rusëve, janë bullgarët dhe grekët që fajin e dështimit të referendumit në Maqedoni e gjejnë te shqiptarët
‘The Guardian’ raportonte dje se diplomatët e huaj në Shkup kanë deklaruar se muajin e fundit në ‘Facebook’ janë shpërndarë rreth 40 postime që inkurajonin bojkotin e referendumit në Maqedoni. Në këtë publikimi shtrohej pyetja: “Do i lejoni shqiptarët që t’ju ndryshojnë emrin?”
Sipas këtyre raportimeve, ishin rusët ata që kishin sponsorizuar një fushatë të gjerë kundër referendumit dhe shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.
Por tashmë që referendumi ka dështuar, fqinjët e Maqedonisë po hidhen në sulm për të identifikuar fajtorët e këtij dështimi dhe objektivi i preferuar janë shqiptarët.
Eksperti bullgar për marrëdhëniet ndërkombëtare, Dimitar Bechev ka publikuar një artikull në gazetën greke ‘Kathimerini’, ku konsideron si surprizën e vetme në këtë dështim pjesëmarrjen e ulët në referendum të komunitetit shqiptar.
“Surpriza e vetme lidhet me dështimin e partive shqiptare të përfshira në kabinetin e Zoran Zaev, kryesisht BDI e drejtuar nga Ali Ahmeti, për të mbledhur bashkatdhetarët në disa rajone të vendit. Ekzistojnë disa hipoteza përse është ky rasti: nga konkurrenca në mesin e komunitetit shqiptar, te dëshira për të ndëshkuyar Ahmetin për mungesën e interesit në çështjen e emrit”, shkruan Dimitar Bechev.
Ndonëse eksperti bullgar në artikullin e publikuar në gazetën greke fokusohet kryesisht te partitë shqiptare në Maqedoni, kjo klimë rrezikon të përhapet me shpejtësi kundër komunitetit shqiptar. Edhe gjatë protestave që u organizuan në muajin shtator kundër referendumit, nuk munguan parullat dhe thirrjet anti-shqiptare dhe kundër qeverisë së Tiranës.