Flash News

KRYESORE

Pas samitit të Helsinkit, Trump i dërgon një letër Putinit

Pas samitit të Helsinkit, Trump i dërgon një letër Putinit

Një senator amerikan që drejtonte delegacionin që vizitoi Rusinë  njoftoi dje se i kishte dorëzuar një letër nga presidenti amerikan Donald Trump administratës së liderit rus, Vladimir Putin.

“Letra theksonte rëndësinë për angazhime të mëtejshme në fusha të ndryshme, përfshirë luftën kundër terrorizmit, dialogun legjislativ dhe rimfillimin e këmbimeve kulturore”, njoftoi në “Twitter” senatori republikan, Rand Paul.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi për median shtetërore ruse se “një letër e tillë është marrë nëpërmjet kanalit diplomatik”.

Trump dhe Putin zhvilluan samitin e tyre të parë dypalësh muajin e kaluar në Helsinki në përpjekje për të ulur tensionet mes dy fuqive botërore.

Dy liderët shprehën gatishmërinë për të vazhduar që të takohen, me shumë mundësi vitin e ardhshëm në Uashington.

Të fundit