Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Një senator amerikan që drejtonte delegacionin që vizitoi Rusinë njoftoi dje se i kishte dorëzuar një letër nga presidenti amerikan Donald Trump administratës së liderit rus, Vladimir Putin.
“Letra theksonte rëndësinë për angazhime të mëtejshme në fusha të ndryshme, përfshirë luftën kundër terrorizmit, dialogun legjislativ dhe rimfillimin e këmbimeve kulturore”, njoftoi në “Twitter” senatori republikan, Rand Paul.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi për median shtetërore ruse se “një letër e tillë është marrë nëpërmjet kanalit diplomatik”.
Trump dhe Putin zhvilluan samitin e tyre të parë dypalësh muajin e kaluar në Helsinki në përpjekje për të ulur tensionet mes dy fuqive botërore.
Dy liderët shprehën gatishmërinë për të vazhduar që të takohen, me shumë mundësi vitin e ardhshëm në Uashington.