Flash News

KRYESORE

Pas SHBA, edhe BE kërkon zbatimin e vetting-ut: Kusht themelor për hapjen e negociatave

Pas SHBA, edhe BE kërkon zbatimin e vetting-ut: Kusht themelor për

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi. Reagimi vjen pas dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të ligjit të vetting-ut nga Unioni i Gjyqtarëve.

Delegacioni i BE thekson se zbatimi i reformës në drejtësi dhe në veçanti ligji i vetting-ut, janë thelbësore për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE dhe Delegacioni i BE në Tiranë i bëjnë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që t’i përmbahen angazhimit të tyre të plotë ndaj zbatimit të Reformës së Drejtësisë, e cila u votua njëzëri në Parlamentin shqiptar pothuajse një vit më parë. Duhet të fillojë verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashihet në legjislacionin që tashmë është shqyrtuar nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. BE kujton se përparimi i besueshëm dhe i prekshëm në të pesë prioritetet kyçe, zbatimi i Reformës së Drejtësisë dhe në veçanti verifikimi, janë thelbësore për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë”, thuhet në reagimin e BE.

Të fundit