Flash News

KRYESORE

Pas Shehut, Marës dhe Roshit, një tjetër kandidat nga radhët e LSI-së pranon mandatin

Pas Shehut, Marës dhe Roshit, një tjetër kandidat nga radhët

Ka shkuar në 4 numri i kandidatëve të LSI-së që kanë kërkuar të marrin mandatin e deputetit. Burime pranë KQZ bëjnë të ditur se sot ka depozituar kërkesën për të marrë mandatin e deputetit, kandidati i LSI-së për Qarkun e Tiranës, Edmond Abaz Rrushi.

Rrushi ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit dhe është në pritje të vendimin të KQZ për t’i dhënë mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës.

Formularët e vetëdeklarimit në KQZ i kanë dorëzuar edhe  Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi.  Ata  janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara për qarkun e Dibrës.

Të fundit