Flash News

KRYESORE

Pas shembjes së urës Genova nuk gjen paqe, përfshihet në flakë një fabrikë e evakuuar

Pas shembjes së urës Genova nuk gjen paqe, përfshihet në

Pas shembjes së urës 3 ditë më parë, Genova në Itali nuk gjen ende paqe.

Mëngjesin e sotëm, ku rrënojat e urës së shembur vazhdojnë të jenë ende në zonë ka shpërthyer një zjarr brenda një fabrike, që ndodhet nën urën Morandi.

Sipas Tgcom, flakët e zjarrit u përhapën rreth orës 07.30 të mëngjesit në një nga depot e fabrikës së evakuuar më 14 gusht.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet vendase po marrin masa për shuarjen e flakëve.

Deri tani janë konfirmuar 38 persona të vdekur, mes tyre tre fëmijë dhe dy djem shqiptarë. Po ashtu, mediat italiane kanë sqaruar nën rrënoja ka ende persona të zhdukur.

Të fundit