Flash News

KRYESORE

Pas sherrit me Arian Çanin javën e kaluar, gazetari Dyrnjaja largohet sërish nga emisioni

Pas sherrit me Arian Çanin javën e kaluar, gazetari Dyrnjaja

Spikeri i lajmeve të Top Channel, Denis Dyrnjaja ishte i ftuar sërish në emisionin “360 gradë” në Ora News, ku u diskutua rreth deklaratave të sotme të Saimir Tahirit.

Megjithatë, ajo që bëri përshtyje ishte largimi për herë të dytë nga emisioni i Dyrnjasë, pavarësisht se sot ai nuk pati ndonjë debat me të ftuarit, ashtu siç ndodhi të enjten e kaluar kur u përplas me Arian Çanin.

“Mund të ikësh Denis”, iu drejtua moderatoi Zheji gazetari, i cili u largua pa dhënë ndonjë sqarim.

Emisioni vijoi normalisht edhe për 30 minuta me të ftuarit e tjerë: Gentian Gaba (analist), Spartak Ngjela (avokat), Alfred Cako (analist) dhe Bledian Koka (gazetar).

Të fundit