Flash News

KRYESORE

Pas sherrit me Donald Trump, Shtëpia e Bardhë ndëshkon gazetarin e CNN

Pas sherrit me Donald Trump, Shtëpia e Bardhë ndëshkon gazetarin

Shtëpia e Bardhë ka ndëshkuar gazetarin Jim Acosta e CNN, një ditë pasi u përplas në një konferencë shtypi me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Gazetari e pyeti Trump, nëse republikanët mbështesnin vetëm nacionalistët e bardhë, por presidenti e konsideroi “një pyetje raciste”, pyetjen e Acosta-s, madje e cilësoi atë një “person të vrazhdë e të pasjellshëm”.

Pak orë pas përplasjes mes tyre, Shtëpia e Bardhë i pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”.

Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.

Të fundit