Flash News

KRYESORE

Pas sherrit me Ramës, Majko rikthehet në Kuvend. Mungon kryeministri

Pas sherrit me Ramës, Majko rikthehet në Kuvend. Mungon kryeministri

Të enjten, Pandeli Majko debatoi me Edi Ramën dhe u largua nga salla e Kuvendit duke mos votuar projektligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Një ditë më pas në media u fol se majko i kishte paraqitur Ramës dorëheqjen nga detyra e ministrit të Diasporës por, kjo kërkesë e tij ishte refuzuar nga ana e kryeministrit.

Ditën e sotme, Pandeli Majko është rikthyer në Kuvend. Siç shihet edhe në foto, Majko është ulur në vendin e tij të zakonshëm ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm. Me vijimin e seancës, ku opozita nuk është e pranishme, pritet të shihet edhe ‘ballafaqimi’ i parë në publik mes Ramës dhe Majkos pas përplasjes së të enjtes.

Të fundit