Flash News

KRYESORE

Pas sherrit, Rama nxjerr Majkon tek ERTV-ja; As nuk u pyet dhe as nuk foli për teatrin

Pas sherrit, Rama nxjerr Majkon tek ERTV-ja; As nuk u pyet dhe as nuk foli

Në seancën e 5 korrikut Pandeli Majko u largua nga salla parlamentit duke mos pranuar të votojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Majko u largua nga salla pak para votimit, pas një debati të tensionuar me kryeministrin Rama.

Një ditë më pas, sipas asaj që raportuan mediat, Majko shkoi në zyrën e Ramës dhe paraqiti dorëheqjen nga posti i Ministrit të Diasporës, por dorëheqja e tij nuk u pranua nga kreu i qeverisë.

Presidenti nuk e dekretoi ligjin dhe me nisjen e shtatorit mazhoranca është shprehur se do ta rivotojë sërish ligjin e Teatrit. kjo do të jetë sërish një provë për Majkon, nëse do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim duke mos e votuar ligjin.

Por deri atëherë ka kohë dhe Rama duket se ka nisur ta marrë me të mira Ministrin e Diasporës. Majko është shfaqur sot në ERTV, në një nga ato që Rama i quan intervista ekskluzive. Në 15 minuta intervistë, Majko foli dhe u pyet vetëm për diasporën dhe nuk tha asnjë fjalë sa i takon çështjes së teatrit.

Të fundit