Flash News

KRYESORE

Pas sherrit të madh vjen pajtimi, Cardi B dhe Nicki Minaj hedhin gjithçka pas krahëve

Pas sherrit të madh dhe shumë të përfolur të dy repereve, Nicki Minaj dhe Cardi B, ka ardhur kohë që ato të dyja të bëjnë paqe. Atëhere kur askujt nuk ia priste mendja, dy reperet kanë i kanë dhënë fund "luftës" së tyre.  Sherri i tyre degradoi deri aty sa edhe u rrahën e goditën njëra-tjetrën. Por në një status në Twitter Nicki duket se i ka dhënë fund luftës. Ajo shkruan:  “Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz, por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta. Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin, vit pas viti. Ju dua!” Më pas Cardi publikoi statusin e Nicki-t, dhe shkroi: "Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë”!
 
View this post on Instagram
 

@Nickiminaj alright then! Let’s keep it positive and keep it pushing!

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Të fundit