Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit nga Bajerni, Niko Kovaç merr drejtimin e një tjetër ekipi të madh

Pas shkarkimit nga Bajerni, Niko Kovaç merr drejtimin e një

Trajneri i njohur Niko Kovaç u shkarkua nga Bajerni i Mynihut, duke ia lënë vendin teknikut Hansi Flik.

Ndërkohë, Kovaç nuk e ka ndërmend të rrijë pa punë, pasi atë tashmë do ta shohim në stolin e një tjetër ekipi të madh francez.

Sipas gazetës sportive “L’Equipe”, kroati ka arritur marrëveshjen me ekipin e Monakos, ku pritet të zëvendësojë Roberto Morenon, i cili është i shkarkuar.

Në krye të Monakos, Kovaç do ketë një detyrë mjaft të vështirë pasi do t'i duhet të thyejë hegjemoninë e PSG në kampionatin francez.

Të fundit