Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit nga Kuvendi, reagon Bregu: Rilindja kërkon të kontrollojë AMA-n

Pas shkarkimit nga Kuvendi, reagon Bregu: Rilindja kërkon të

Pas shkarkimit nga parlamenti i Shqipërisë, ish-anëtari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyfar Bregu deklaroi se ai do ta ndjekë këtë çështje në mënyrë ligjore, ndërkohë që shtoi se ai u largua nga rilindja, pasi kërkon të kontrollojë AMA-n.

Sipas kreut të AMA-s, Gentian Salaj, kërkesa për shkarkim erdhe sepse Bregu ishte në konflikt interesi.

Parlamenti e votoi kërkesën për shkarkimin e Bregut me 81 vota pro

“Një ditë pas qeveria miratoi paketën që synon të rregullojë regjistrimin e platformave elektronike (ose paketa anti-shpifje), Kuvendi miratoi me 81 vota shkarkimin tim si anëtar i AMA-s, me një argument të sforcuar për konflikt interesi! Të dyja këto akte politike kanë një lidhje!

Në kuadrin e këtij projekt-ligji që rëndon pozitën e gazetarëve në veçanti dhe shton kontrollin mbi informacionin në tërësi, rilindja kërkon që mazhoranca në AMA të jetë më e konsoliduar!

Tanimë që lufta politike po synon territore të reja, AMA është një nga institucionet e fundit që kishte mbetur jashtë kontrollit të rilindjes!”, tha Bregu.

Por ai tregoi një tjetër arsye të vendimit për ta shkarkuar.

“Sebepi është marrja e një sipërfaqe toke me qira, për të cilën Komisioni i Kuvendit anashkaloi institucionin e posaçëm që shqyrton konfliktin e interesit (ILDKPI/ Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave).

Sigurisht, siç e kam argumentuar edhe para Komisionit të Medias, unë do të ndjek rrugën gjyqësore për të fituar të drejtën dhe për të rivendosur në vend dinjitetin, duke premtuar edhe vazhdimin e angazhimit tim qytetar, shoqëror dhe administrativ!”, theksoi Bregu.

Të fundit