Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit nga Xhafaj, Rama i jep sërish post Haki Çakos

Haki Çako merr sërish post, pas shkarkimit nga detyra si Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë periudhës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.

Në janar të 2018-ës, Çako u lirua nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në atë kohë.

Ndërkaq, Qeveria e ka emëruar sërish, duke e vendosur në krye të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Kujtojmë se Çako e drejtonte edhe më parë këtë institucion kur ishte si strukturë drejtori, ndryshe nga sot e kthyer në agjenci.

Të fundit