Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit si ministër, Arben Ahmetaj propozohet për detyrën e re

Pas shkarkimit si ministër, Arben Ahmetaj propozohet për detyrën

Edhe pse u shkarkua si ministër i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj do të vijojë të qëndrojë në këtë fushë. Në media raportohet se kryeministri Edi Rama ka propozuar që Ahmetaj të emërohet në krye të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, detyrë që deri më tani është mbajtur nga Erjon Braçe.

Emërimi i Braçes në në postin e zv/kryeministrit do e lerë bosh karrigen e kryetarit në këtë komision, dhe aty pritet të ulet Arben Ahmetaj.

Përveç Komisionit të Ekonomisë, mazhoranca do të emërojë gjithashtu kryetar të ri në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, pasi kryetari aktual, Eduard Shalsi, është përzgjedhur për të drejtuar Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen.

Një ditë pas shkarkimit, ish-ministrat paraqiten në mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Rama

Të fundit