Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit të Ademit, emërohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës

Pas shkarkimit të Ademit, emërohet drejtuesi i ri i Prokurorisë

Pas shkarkimit të Edison Ademit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës do të jetë Sali Hasa.

Hasa u prezantua sot nga dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci dhe Tartar Bazaj, në mjediset e prokurorisë, me praninë edhe të prokurorëve dhe punonjësve të kësaj prokurorie.

Prokuroria e Sarandës do të drejtohet nga Sali Hasa, i cili për vite me radhë ka qenë prokuror në këtë prokurori.

Të fundit