Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit të Hajdarit, zgjerohet me tre deputetë ‘Grupi Demokrat’  

Pas shkarkimit të Hajdarit, zgjerohet me tre deputetë ‘Grupi

Grupi parlamentar demokrat, pas shkarkimit të Rudina Hajdarit si kryetare është zgjeruar me tre deputetë të tjerë.

Bëhet fjalë për Kujtim Gjuzin, Artur Roshin dhe Besnik Troplinin, duke e çuar në total 11 numrin e deputetëve të këtij grupi.

Pritet që si kryetar i këtij grupi të zyrtarizohet Myslym Murrizi që është edhe nënkryetar i Kuvendit, ndërsa deputetë të tjerë në këtë grup janë edhe Alban Zeneli, Arben Elezi, Fatjona Dhimitri, Halil Jakimi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Rudina Hajdari.

Kujtojmë se në seancën e shkuar grupi shkarkoi nga pozicioni i kryetares së komisionit të medias Fatjona Dhimitrin dhe në vend të saj emëruan Ramazan Gjuzin.

Të fundit