Flash News

KRYESORE

Pas shkëputjes nga ekrani, Luana lajmëron dy hitet e verës

Pas shkëputjes nga ekrani, Luana lajmëron dy hitet e verës

Luana Vjollcën, prej disa muajsh nuk e kemi parë më në ekranin e televizionit, ndërkohë që është përfolur se moderatorja do të moderojë “Big Brother VIP”.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku veç të tjerash ka folur edhe për planet e saj në të ardhmen.

Ajo është shprehur se do të rikthehet në “Top Channel” me projekte të reja, ndërkohë që ka lajmëruar se do të vijë në tregun muzikor me dy këngë të tjera të cilat do të jenë hite këtë verë.

Kujtojmë se njëra nga këngët do të jetë bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Bujar Qamili, i cili pak ditë më parë e konfirmoi kërtë gjë në emisionin “Thumb”.

Të fundit