Flash News

KRYESORE

Pas Shkodrës Demiraj zbret në Vlorë, premton kapjen e kokave të narkotrafikut

Pas Shkodrës Demiraj zbret në Vlorë, premton kapjen e kokave

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj dje ishte në Shkodër për të parë nga afër situatën ndaj zjarreve. Ndërsa sot ka zbritur në drejtorinë vendore të Policisë në Qarkun Vlorë, falënderoi drejtuesit dhe efektivët e policisë për dy operacionet e fundit të kapjes së tonelatave kanabis sativa.

 Sipas tij, operacionet policisë në qarkun Vlorë do të thellohen deri në pastrimin e plotë të sasive të mëdha të kanabisit të grumbulluara në dy vitet e fundit dhe kapjen e kokave të narkotrafikut.

Ministri Demiraj inspektoi repartin elitë të policisë shqiptare “Delta Forcë”, efektivët e të cilit janë të angazhuar ditë për ditë në goditjen e trafiqeve të paligjshme në vijën bregdetare.

Ne takim u theksua se rritja e kontrollit kufitar dhe bregdetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të paligjshme është prioritet madhor i qeverisë shqiptare.

Ministri Demiraj ka zbritur në terren prej ditësh për të koordinuar përpjekjet e qeverisë dhe strukturave ligjzbatuese për kontrollin e territorit, hapësirës ajrore dhe vijës bregdetare me qëllim.

 

 

Të fundit