Flash News

KRYESORE

Pas shkollës, Qeveria vendim për heqjen e celularëve dhe në institucione të tjera

Pas shkollës, Qeveria vendim për heqjen e celularëve dhe në

Teksa foli para mësuesve, kryeministri Edi Rama u shpreh se viti shkollor do të nisë pa celularë për mësuesit dhe për nxënësit.

“Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi, muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë”, u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi se veç shkollave, po përgatitet një tjetër vendim për heqjen e celularëve dhe nga institucionet e tjera shtetërore.

“Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë”- tha kryeministri.

Të fundit