Flash News

KRYESORE

Pas shpërthimit në Mançester taksistët ofruan shërbim falas për të larguar viktimat

Pas shpërthimit në Mançester taksistët ofruan shërbim

Kishte disa heronj natën e fundit që dolën nga rruga e tyre për të ndihmuar të plagosurit e sulmit në Mançester. Një numër i madh shoferësh të taksive i fikën matësit e tyre në mënyrë që të mund të largonin njerëzit larg zonës së sulmit .

Mësohet se pas shpërthimit në koncertin e Ariana Grande ka pasur kërkesa të shumta nga njerëz që kërkonin të gjenin familjarët e tyre.

AJ Singh ishte njëri nga taksistët që sapo dëgjoi për shpërthimin në “Manchester Arena” e ndali taksimetrin dhe u nis për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Autobusët u bllokuan ndërsa automjetet lëviznin me vështirësi. Ne jemi profesionist dhe i dimë rrugët më mirë, andaj u vumë në ndihmë”, ka thënë Singht lidhur me rastin.

Të fundit