Flash News

KRYESORE

Pas Shqipërisë, tërmeti godet Greqinë; lëkundjet e forta ndjehen në Kretë dhe Athinë

Pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri që ka lënë pasoja të rënda me një bilanc tragjik viktimash dhe shumë të plagosur, një tjetër tërmet ka goditur Greqinë.

Tërmeti  me magnitutë 6.0 me epiqendër Plátanos dhe në veri perëndim në Chania ka ndodhur rreth 30 minuta më parë, por është ndjerë shumë në Kretë dhe në Athinë.

Pas situatës në të cilën po kalon Shqipëria, ky tërmet ka zgjuar "frikën" tek grekët megjithëse thellësia e tij fokale ka qenë më e madhe, 55 km, çka e bën atë më pak të rrezikshëm.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në gjithë Peloponezin. Deri tani nuk ka raportime dëmesh dhe të lënduarish.

Ndërkohë në Shqipëri, sot në mëngjes Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Një ditë pas tërmetit, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Na u desh reflektim

 

Të fundit