Flash News

KRYESORE

Pas shtyrjes, caktohet data e re e mbledhjes së qeverive Shqipëri-Maqedoni

Pas shtyrjes, caktohet data e re e mbledhjes së qeverive

Mediat shqiptare në Maqedoni kishin njoftuar se mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë do të zhvillohej më 2 dhjetor, por ajo është shtyre, e ndikuar prej përmbytjeve që kanë përfshirë vendin tonë.

Pas tejkalimit të situatës së përmbytjeve, është vendosur që mbledhja të zhvillohet më 15 dhjetor, në qytetin e Pogradecit.

Dy qeveritë do të kërkojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe nënshkrimin e marrëveshjeve që do të bëjnë të mundur avancimin e raporteve mes vendeve.

Qeveria shqiptare zhvilloi një mbledhje të përbashkët, më 27 nëntor, në qytetin e Korçës, me qeverinë e Kosovës, ndërsa qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë u takuan në Strumicë, më 23 nëntor.

Të fundit