Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Pas shumë tërheqjeve më në fund një lajm i mirë, një tjetër shtet njeh Kosovën
Edhe pse kohësh ka ngecur si proces, madje ka ecur mbrapsht, Kosova ka marrë sot lajmin se është njohur si shtet nga Xhamajka, një shtet ishullor në detin e Karaibeve.
Lajmin e ka dhënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, ka shkruar ai në Twitter.
Më tej, presidenti falënderon kongresistin Eliot Engel për këtë njohje. Thaçi thotë se ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel. “Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi.