Flash News

KRYESORE

Pas shumë vitesh Alketa Vejsiu guxon për herë të parë, ndryshimi në pamjen e saj

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme të televizioneve në Shqipëri dhe ‘partizane’ e TV Klan prej më shumë se një dekade. Në formate të ndryshme e në reality show-t më të ndjekur, Aketa ka ruajtur një linjë të pamjes së saj. Me flokët e gjatë me onde dhe herë të drejta, me kostume, fustane të gjatë e të shkurtër, Alketa Vejsiu ka arritur të jetë e kuruar në detaje dhe asnjëherë e ekzagjeruar.

Por natën e mbrëmshme në “Kurthin e Piter Pan” Alketa kishte guzuar me look-un e saj. Për herë të parë që nga fëmijëria e saj, Alketa ka prerë flokët deri tek supet. Një trend i cili është përqafuar nga personazhe të famshëm e njerëz të thjeshtë dhe që ka tunduar dhe Alketën.

Me flokë të gjatë dhe të shkurtër, Alketa shkëlqen si gjithnjë por ne mendojmë se këtë gjatësi flokësh duhet ta mbajë shumë gjatë pasi duket kaq bukur.

Të fundit