Flash News

KRYESORE

Pas shumë vitesh rikthehet ish-bashkëshortja e Edi Ramës: Tani jam gati

Pas shumë vitesh rikthehet ish-bashkëshortja e Edi Ramës: Tani

Aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi, e njohur ndryshe edhe si ish-bashkëshortja e kryeministrit aktual, Edi Rama pritet ti rithehet përkushtimit për filmin dhe kinematografisë.

Ajo ishte në një aktivitet të piktores Natasha Begu kur aktorja u rishfaq në publik pas shumë vitesh largimi.

Bashkë njihen në më pak se një muaj, ndërsa kanë ndarë një projekt për të realizuar një film.

Mikesha e saj Adriana Palushi tregon se këtë herë ajo ishte e gatshme, por nuk janë fondet për të bërë një film, megjithatë ka gjithçka gati, kostumet, skenarin, vendin ku do të xhirohet filmi, por nuk janë ende paratë.

Bashkëpunëtoret mikesha shpresojnë që të sigurojnë dicka deri në shtator, shkruan GSH.

“Për mua është më mirë që u shty pak filmi. Sado që ishte e mbushur me emocione të bukura kisha nevojë për kohë e të rifitoj sigurinë. Besoj që në shtator do të ndihem më e qetë dhe do të jem gati”, shprehet Matilda Makoçi.

Të fundit