Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Pas sistemit VAR, risia tjetër në futboll do të jetë "trajneri virtual"
Pas aplikimit të sistemit VAR, i cili në një farë mënyre është një ndihmës i arbitrit, në futboll pritet që të futet në lojë edhe trajneri virtual.
Trajneri virtual është një algoritëm që analizon në kohë reale, sasitë e mëdha të informacionit që mblidhet nga kamerat që janë drejtuar nga fusha për t’i dhënë trajnerit të dhëna të sakta nëpërmjet të cilave mund të përmirësojë modelin e lojës.
Gjithashtu mund të përmirësojë edhe eksperiencën e tifozëve në stadium, duke mundësuar inkuadrimin e lojës me smartfonë.
Ky instrument i menduar për rrjetin 5G, është zhvilluar nga studiuesit e “Math&Sport”, një kompani e krijuar nga Politekniku i Milanos.
“Po zhvillojmë një algoritëm që përpunon në vazhdimësi të dhënat që vijnë nga sistemet video dhe i dërgon të dhëna në kohë reale stafit teknik apo analistëve të ndeshjeve të dhëna specifike mbi të cilat të përmirësojnë modelet e tyre të lojës ose si t’i përgjigjen strategjive të kundërshtarëve”, shpjegoi Ottavio Crivaro, themelues i kompanisë.
Eksperimentimet e para parashikohen të bëhen brenda vitit 2019-të në bashkëpunim me “Vodafone Italia”, që në Milano do të ofrojë linjën e parë 5G në Itali.