Flash News

KRYESORE

Pas skandaleve në Hollywood, punonjëset e OKB-së denoncojnë sulmet seksuale

Pas skandaleve seksuale në Hollywood, shumë gra të tjera kanë marr guximin të denoncojnë rastin e tyre.

Këtë radhë bëhet fjalë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku sipas “The Guardian” denoncimet e më hershme të gratë të cila janë ngacmuar seksualisht në këto institucione, kanë kaluar në heshtje.

Sipas këtij artikulli ngacmimi seksual ka qenë prezentë në zyrat e OKB-së në të gjithë botën, dhe se të gjitha akuzat e bëra nga gratë kanë kaluar në heshtje ndërsa zyrtarët e akuzuar lëvizin në gjendje të lirë, pa u ndëshkuar.

“The Guardian” ka marrë në pyetje disa nga gratë të cilat punojnë në OKB,, dhe ato janë rrëfyer se ka pasur ngacmime verbale dhe deri të përdhunimet.  Disa prej të intervistuarat nuk kanë treguar emrin e autori për shkak të frikës për vendin e punës.

Sa u përket denoncimeve të viktimave, OKB ka realizuar hetimet brenda institucioni, dhe në dokumentet e tyre rezulton se të akuzuarit janë të pafajshëm, ndërkohë që nuk janë intervistuar dëshmitarët kryesorë.

“Nuk ka mundësi për të marrë drejtësi, unë humba edhe punën time.”- thotë njëra nga viktimat e cila pasi denoncoi rastin e saj u shkarkua nga detyra dhe nuk fitoi as çështjen.

Të fundit