Flash News

KRYESORE

Pas skandalit, facebook bën një ndryshim për të gjithë përdoruesit

Pas skandalit, facebook bën një ndryshim për të gjithë

Pas skandalit që përfshiu rrjetin më të madh social në botë, atë të keqpërdorimit të të dhënave personale të përdoruesve në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, facebook ka bërë një ndryshim të rëndësishëm.

Ndryshimi ka të bëjë me përmirësimin e privatësinë e përdoruesve, duke iu dhënë atyre më shumë kontroll mbi informacionet e tyre.

Mark Zuckerbeg ka urdhëruar që të thjeshtësohet procedura e ndryshimit të të dhënave për përdoruesit, duke ndaluar kështu edhe ndalimin e palëve të trëta që të ndërhyjnë te ato të dhëna personale të përdoruesve.

Ndonëse e ka mohuar në mënyrë kategorike, Cambridge Analytica, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të Facebook-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Të fundit