Flash News

KRYESORE

Pas skandalit seksual, dorëhiqet dhe anëtarja e 7-të e bordit për ndarjen e çmimit Nobel

Pas skandalit seksual, dorëhiqet dhe anëtarja e 7-të e bordit

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka njoftuar se anëtari i shtatë i Bordit ka vendosur të largohet nga pozita në Bordin për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi në mes të një krize që tronditi institucionin prestigjioz.

Në një kumtesë ditën e djeshme, Akademia bën të ditur se Sara Stridsberg ka njoftuar Bordin se dëshiron të largohet nga posti i saj pa dhënë detaje, shkruan Anadolu Agency (AA).

Trupi sekret prej 18 anëtarësh u trondit nga kontestet e brendshme të shkaktuara nga një skandal seksual në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i njërës nga anëtaret e Bordit, Catherine Frostenson. Ajo dhe pesë anëtarë të tjerë, përfshirë edhe kryetarën e parë grua në histori, dhanë dorëheqje.

Anders Olsson, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, më herët gjatë kësaj javë deklaroi se për shkak të krizës, ndoshta do të duhet të shtyhet ndarja e çmimit Nobel për Letërsi këtë vit.

Të fundit