Flash News

KRYESORE

Pas skandalit të Facebook, Mark Zuckerberg humbet 5 miliardë dollarë

Pas skandalit me të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook gjatë fushatës së Donald Trump, për të cilat thuhet se janë shpërdoruar, Mark  Zuckerberg ka humbur 5 miliardë dollarë.  

Skandali i ‘Cambridge Analytica’  shkaktori një rendie të aksioneve të kompanisë me 7% të hënën duke e vënë Facebook në ditën më të keqe në katër vite.

Zuckerberg, i cili aktualisht është personi i shtatë më i pasur në botë, zotëron 16 përqind të aksioneve në Facebook.

Pas rënies, Zuckerberg tani ka një pasuri me vlerë rreth 69.5 miliardë dollarë, sipas Forbes. Së  fundmi kompania është thirrur në gjyq për të dëshmuar mbi skandalin e të dhënave.

Të fundit