Flash News

KRYESORE

Pas skandalit të librit, pezullohet drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”

Pas skandalit të librit, pezullohet drejtoresha e shkollës

I menjëhershëm ka qenë sot reagimi i Drejtorisë Arsimore në Tiranë, e cila ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”.

Eshtë bërë shkak libri skandaloz me përmbajtje (+18) për klasën e tretë, që u shitej nxnënëse 1000 lekë të reja dhe që ishte libër jashtëshkollor, i nxitur nga autori ose botuesi, i cili, me siguri ka rënë në ujdi me drejtoreshën apo mësueset dhe e ka shpërndarë atë në atë shkollë, ndoshta edhe në ndonjë shkollë tjetër. Fakti është denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan.  

Libri i ofruar nga mësuesit e ciklit fillor, ka në brendësi të shpjeguar në mënyrë të detajuar mënyra e riprodhimit dhe organet gjenitale. Edhe pse ai u shitej nxënësve të shkollës, drejtoresha shprehet se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tij dhe për më tepër, duke dashur që ta justifikonte,  e konsideron normal tekstin me përmbajtje të fortë seksuale.

Si ky libër jashtëshkollor, që nuk bën pjesë në kurrikulën mësimore, ka me dhjetra libra të tjerë që lënë shumë për të dëshiruar, të paaprovuara nga Ministria e Arsimit, që shpërndahen nga mësuesit, të cilët i detyrojnë nxënësit t’i blejnë ato. Këto libra futen në shkollë në kundërshtim me rregullat.

Të fundit