Flash News

KRYESORE

Pas suksesit në Samitin e Triestes, Vuçiç niset për në Uashington për t’u takuar me Mike Pence

Pas suksesit në Samitin e Triestes, Vuçiç niset për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke njohur disa suksese të njëpasnjëshme, ku së fundmi është nisur për në Uashington ku do të takohet me zv/presidentin Mike Pence.

Vuçiç në SHBA do të pritet si “aktor kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, shkruan Tanjug.

Takimi me Pence është një tjetër sukses i Vuçiç pas financimeve që siguroi nga Samiti i Triestes. Ndërkohë, disa ditë më parë ai ishte gjithashtu i ftuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan në Kongresin e Naftës dhe më pas u takua me kryeministrat e Bullgarisë dhe Greqisë, me të cilët ra dakord për bashkëpunim ndaj sfidave rajonale.

Ky aktivitet i ngjeshur diplomatik i Vuçiçit dhe mbështetja që po merr në Perëndim, janë në kundërshtim me situatën e krijuar prej tij në fund të 2016-ës dhe në fillim të këtij viti, me trenin provokues që dërgoi në Mitrovicë, ngritjen e murit në të njëjtin qytet dhe arrestimin e Ramush Haradinajt nga Interpoli si pasojë e kërkesës serbe. Këto ngjarje e rikthyen sërish Ballkanin në vëmendjen e mediave prestigjoze, të cilat vunë alarmin për një rikthim të mundshëm të konfliktit të armatosur.

Ndërkohë që Tirana dhe Prishtina duhet të ngrinin këto shqetësime në nivele të larta, po bëjnë të kundërtën duke e ndihmuar Vuçiçin që të paraqitet si një lider modern dhe udhëheqës të Ballkanit Perëndimor.

Të fundit