Flash News

KRYESORE

Pas sulmeve ironike ndaj Edi Ramës, aktorët e Portokallisë shfaqen me Erion Veliajn

Prej dy javësh,  spektakli i së dielës mbrëma, Portokalli ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të aktorit Florian Binaj kanë qenë lejet e dhëna nga Rama për ndërtimin e disa kullave në kryeqytet.

Ndërkohë gjatë ditës së martë, drejtuesi i spektaklit Salsano Rrapi dhe aktori Ledio Lako janë shfaqur me kryebashkiakun Erion Veliaj duke mbjellë pemë në një nga lagjet e kryeqytetit.

“Çfarë peme mund të kenë mbjellë Salsano dhe Ledio? Ishte një zgjedhje e vështirë midis mbiemrit të Salsanos dhe pemës së preferuar të Ramadan kafshës, tiranansit më të famshëm. Shumë faleminderit çuna për kontributin. Artist të dielën, qytetar gjithë javën”, ka shkruar Veliaj.

 

 

Të fundit