Flash News

KRYESORE

Pas sulmeve në Spanjë, ISIS kërcënon Italinë

Pas sulmeve në Spanjë, ISIS kërcënon Italinë

Kjo ishte java e sulmeve terroristë për Europën, ku pas sulmit në Barcelonë, me 13 viktima dhe mbi 100 të lënduar, ishin Finlanda dhe Rusia që u përballën me dy sulme me thika, ku pati viktima dhe të plagosur. Megjithatë pas gjithë valës së sulmeve të kësaj jave, shteti islamik i ISIS ka kërcënuar Italinë.

Në paralajmërimin e shtetit islamik, thuhet se objektivi i ardhshëm i sulmeve të tyre do të jetë Italia. Kërcënimi është zbuluar në komunikimin e përdorur nga xhihadistët në internet. Ndërkohë që shteti fqinj është vendosur tashmë në gatishmëri të lartë. Qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë për të parandaluar sulme të mundshme terroriste.

 

 

Të fundit