Flash News

KRYESORE

Pas sulmit kardiak, klube, futbollistë dhe tifozë mbështesin Iker Casillas

Portieri spanjoll i Portos, Iker Casillas, u shtrua dje me urgjencë në spital pas një problem kardiak, teksa po stërvitej me skuadrën.

Për fat të mirë, Iker tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbrëmë ai e njoftoi këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku shkruante se kaloi një frikë të madhe.

Casillas gjithashtu falenderoi të gjithë ata që e mbështetën, duke filluar nga klubet, futbollistët, tifozët dhe miqtë e tij.

Ndihem mirë,  gjithcka është në kontroll. Vetëm një frikë e madhe. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që treguat”, shprehet portieri teksa ka publikuar dhe një foto.

Të shumta kanë qenë ekipet të cilat kanë mbështetur portierin spanjoll, ku ndër to mund të përmendim klubit e Real Madrid, Chelsea etj. Ndërkohë që edhe shokët e tij, Sergio Ramos dhe miq të tij i kanë uruar shërim të shpejtë.

Të fundit