Flash News

KRYESORE

Pas sulmit kundër deputetit republikan, Trump thirrje amerikanëve

Pas sulmit kundër deputetit republikan, Trump thirrje amerikanëve

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot vdekjen e autorit të sulmit që shënjestronte një të zgjedhur republikan në një terren bejsbolli në “Alexandria”, pranë Uashingtonit, si dhe bëri thirrje për unitet të vendit.

“Autori i sulmit vdiq për shkak të plagëve”, deklaroi ai nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan i bëri gjithashtu thirrje bashkatdhetarëve për unitet duke theksuar se “Amerika po lutet për të prekurit nga ky sulm i tmerrshëm”.

“Ne kemi mospërputhjet tona por ne duhet, në çaste si këto, të kujtohemi se të gjithë ata që punojnë në kryeqytetin e vendit tonë e bëjnë këtë, mbi të gjitha, për dashuri ndaj vendit”, theksoi Trump.

“Ne jemi më të fortë kur ne jemi të bashkuar dhe kur ne punojmë së bashku për të mirën e përbashkët”, shtoi ai.

“Për një çast kujdesuni për ata që doni dhe kujtohuni gjithnjë për ata misioni i të cilëve është të garantojnë sigurinë tonë”, përfundoi presidenti amerikan.

Të fundit