Flash News

KRYESORE

Pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, kryeministrja premton ndryshimin e ligjit për armët

Pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, kryeministrja premton

Pas sulmit terrorist në dy xhamitë në Christchurch, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se ligjet e armëve në vend do të ndryshonin.

Ardern gjithashtu tha se sistemet e Zelandës së Re për armët e zjarrit, kontrollin e kufirit dhe shkëmbimin e informacionit të zgjeruar me Australinë dhe proceset e listës së mbikëqyrjes do të forcoheshin.

Ardern tha se australiani 28-vjeçar, mori një licencë "të kategorisë A" në nëntor 2017 dhe filloi blerjen e pesë armëve të përdorura në sulmet e së premtes në qytetin jugor të Christchurch.

"Ky individ kishte marrë një licencë për përdorimin e armëve dhe kishte blerë armë të asaj kategorie. Padyshim që mendoj se njerëzit do të kërkojnë ndryshime dhe unë jam duke u zotuar për këtë.

Ndërsa po punohet përsa i përket zinxhirit të ngjarjeve që çuan në mbajtjen e kësaj license të armëve dhe në posedimin e tyre, unë mund t'ju them një gjë tani, ligjet tona të armëve do të ndryshojnë", tha Ardern.

Të fundit