Flash News

E-TJERA

Pas Tahirit edhe të tijtë? Olta Xhaçka i merr vendin Briseida Shehut, si e deleguar për zgjedhjet, në njësinë 3

Pas Tahirit edhe të tijtë? Olta Xhaçka i merr vendin Briseida

Një prej opsioneve të diskutuara më pak për largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm, ishte lufta e brendshme e klaneve në PS. E gjitha iu faturua protestës së opozitës, presionit të Metës dhe atij ndërkombëtar. Burime të sigurta, i thanë politiko.al se edhe përplasja e klaneve për kontrollin në PS dhe ndikimin te Rama i kanë dhënë një shtysë largimit të Tahirit. Ndërrimet në qeveri shihen nga këto burime si demonstrim muskujsh. Dy ministrat e rinj, Xhafaj dhe Xhaçka njihen si kundërshtarë të Tahirit. Një shenjë tjetër është largimi i Briseida Shehaj, pjesë e 'grupit të Tahirit' si e deleguar për zgjedhjet në njësinë 3 në Tiranë, dhe zëvendësimi i saj me Olta Xhaçkën, një kundërshtare e ish-ministrit të Brendshëm. Është një luftë G99-PS, sigurojnë burimet.

Të fundit