Flash News

KRYESORE

Pas Tahirit, edhe zv.ministrja e Brendshme hesht për patentat

Pas Tahirit, edhe zv.ministrja e Brendshme hesht për patentat

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda  është shprehur se është informuar për rastin e arrestimit të biznesmenit në Elbasan, por nuk pranoi që të japë më shumë detaje.

“Nuk kam asnjë koment derisa të zbardhet dhe të kuptojmë realisht. Sot ka qenë një ditë e ngarkuar për mua për shkak të aktiviteteve. Jam informuar shumë shkurt, por nuk mund të jap detaje”, – u shpreh Voda në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Në pritje të një qëndrimi zyrtar të qeverisë për këtë çështje të mprehtë dhe kur kryeministri Edi Rama ndodhet në Marok, zyrtarët e tjerë të qeverisë janë gjendur të papërgatitur ndaj “bombës” që duket se u ka plasur në duar sot.

Të fundit