Flash News

KRYESORE

Pas takimeve në Bruksel, Mogherini: Ende i vështirë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë

Pas takimeve në Bruksel, Mogherini: Ende i vështirë dialogu midis

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, deklaroi të premten pas takimeve të ndara të zhvilluara në Bruksel me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç se “besoj në angazhimin e plotë të të dy presidentëve për vazhdimin e procesit dhe arritjen në muajt e ardhshëm të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme lidhur me normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.

Në një deklaratë për shtyp, pas një raundi të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, Mogherini, theksoi se “në kuadër të dialogut të ndëmjetësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit, prita sot në Bruksel Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Zhvillova disa raunde bisedimesh në formatin dypalësh me të dy presidentët duke parashtruar të gjitha çështjet për diskutim. Mbeten ende vështirësi”.

“Do të thërras në Bruksel takimin e radhës së nivelit të lartë në kuadër të dialogut para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke sjellë në tryezë të dyja palët me qëllim avancimin e punës lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”, nënvizon Mogherini.

Vuçiç anulon takimin me Thaçin në Bruksel, Gjuriç: Për vizitën në Kosovë vendosim sot

Të fundit