Flash News

KRYESORE

Pas takimit, Basha flet për vendimin e Kolegjit të Kryetarëve: Protestat do fuqizohen nga dita në ditë

Pas takimit, Basha flet për vendimin e Kolegjit të Kryetarëve:

Kryedemokrati Lulzim Basha pas  takimit me kryetarët e degëve në lidhje me vazhdimësinë e protestave që do të mbahen në çdo qytet, u pyet nga gazetarët për vendimin e Kolegjit të Kryetarëve.

Basha u shpreh se këto ishin takime organizative dhe se protestat do të vijojnë nga dita në ditë.

“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi i kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”, tha kryedemokrati pa dhënë detaje të tjera.

Të fundit